Lajme

Nëse kërkoni një trup energjik, nuk duhet të hiqni dorë kurrë nga këto vitamina

Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë. Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shendetshëm dhe të ushqyer.

Si e ndikon organizmin?; Më shumë vitaminë E në pjatën tuaj do të thotë më shumë antioksidantë dhe vlera për të gjithë organizmin. Kjo vitaminë është një nga katër vitaminat e pasura me yndyrna të shëndetëshme bashkë me atë A, D dhe K. Kjo do të thotë se yndyrnat e shëndetëshme maganizohen dhe ruhen në trup duke ju dhënë ushqyesit e nevojshëm. Kështu ju do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2018, vitamina E është e sukseshme në luftimin e infeksioneve dhe baktereve të këqija në trup duke mbrojtur kështu organizmin tuaj.

Sa gramë ju duhet në ditë?; Për mosha të ndryshme ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandrojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.

Për bebet; Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.

Për fëmijët; Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë.

Për të rriturit; Si për burrat ashtu dhe për gratë mbi 18 vjeç rekomandohet rreth 15 mg vitaminë E në ditë.

Ushqimet ku e gjeni; Tek ushqimet e pasura me vitaminë E futen të gjithë arrorët pra bajamet, arrat, lajthitë apo farat e lulediellit. Gjithashtu e gjeni tek barishtet si kale, spinaq por edhe ushqime si brokoli dhe orizi kaf. Në vetëm 28 gramë bajame do të merrni 6.8 mg vitaminë E në ditë që për një person të rritur është 45% e vlerave ditore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button