Lajme

Situata e zjarrit në SHBA, Yuri Kim: Ekspertët amerikanë mbështetën ushtarët shqiptarë në fundjavë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në Shqipëri, që ka shkaktuar shumë dëme. SHBA ka ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë, ndërsa Kim thekson se dy vendet janë më të forta së bashku dhe në këtë situata me zjarret ato do të jenë sërish krah për kah.

Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku dhe krah për krah”, shkruan Kim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button