Lajme

Greqia nën pushtetin e zjarrit prej ditësh, publikohet raporti paraprak, ja sa dëme janë shkaktuar

Prej javësh Greqia po përballet me zjarre masive, duke shkaktuar dëme të shumta në njerëz por edhe materiale. Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe, shumë familje kanë humbur banesat e tyre, çdo gjë brenda dhe makinat.

Situata është e rënduar, pasi përpos kësaj, shumë toka, ullishte, bimë janë shkrumbuar nga zjarri. Lidhur me këtë situatë, Observatori Kombëtar i Athinës ka publikuar raporti lidhur me dëmet që zjarri ka lënë në këto ditë.

Sipas raportit, vetëm në Evia janë djegur plot 460 mijë hektarë, vijuar me Atikën, me 80 mijë hektarë e më pasi Laconia, që numëron 110 hektarë.

Ekspertët e kanë cilësuar si katastrofë natyrore, ndërsa disa studiues treguan se grimcat e tymit kanq qëndruar në ajër dhe mund të jenë kancerogjene.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button