Sport

Në përballjen me Juventus, Barcelona fiton edhe pa Messin

Barcelona u përball dje me Juventusin, ndeshja e parë pa Lionel Messin në skuadër. Ndërsa tifozët prisnin një performancë më të dobët për shkak të largimit të “pleshtit”, katalanasit i treguan ndryshe.

Ata e mbyllën ndeshjen me fitoren 3 me 0, duke nisur me golin e Depay në minutën e 3 dhe Braithaëaite në minutën e 57-të, kurse në minutë 2-të shtesë ka shënuar Puig.

Goli i këtij të fundit është komentuar, duke e cilësuar si një gol alla Messi. Sipas mediave spanjolle, ai goditi topin me të majtën e tij për të shënuar gol të bukur derisa Barcelona e fitoi trofeun e përvitshëm Joan Camper, trofe që jepet me anë të miqësorëve për çdo vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button