Lajme

Politikani serb: Kosova është e pavarur, nuk e konsideroj veten tradhtar

Kreu i Lidhjes së SocialDemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka befasuar me deklaratën e tij për Kosovën. Në një intervistë për “Happy Tv“, Çanak tha se Kosova ishte e pavarur, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon,“-tha Çanak. Ndërsa shtoi se edhe pse mendon se Kosova është e pavarur, nuk e konsideron veten tradhtar.

Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – do të rezultonte se 99% e personave mendonin se Toka ishte e sheshtë, por kjo nuk do të thotë që kjo është e vërtetë,”– tha Çanak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button