Lajme

Ulen rastet e reja me Covid në Shqipëri, një viktimë në 24 orët e fundit

Ulen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 69 raste të reja dhe 1 humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3046 testime, 69 raste të reja 1 humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,046

Testime totale 932,991
Raste pozitive 133,981
Raste të shëruara 130,439
Raste Aktive 1,082
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 382
Shkodër 161
Vlorë 114
Elbasan 103
Fier 90
Lezhë 63
Durrës 52
Berat 48
Kukës 25
Gjirokastër 21
Korçë 17
Dibër 6

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button