Lajme
Falë ndihmës së Kosovës, zjarri mbi tunelin e Kalimashit drejt shuarjes

Lajme të mira vijnë nga situata e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit.
Mësohet se kjo vatër është e izoluar dhe është drejt shuarjes. Bëhet me dije se kanë mbetur dy vatra aktive, njëra në Leproj dhe tjetra tek Maja e Rrunës, ndërsa tjetra në Thirrë të Fanit ku rrezikohen dy banesa.
Zjarri në këtë zonë favorizohet edhe nga erërat.
Ndërkohë që mbrëmë trupat e FSK-së dhe zjarrfikëset e Kosovës po kryejnë operacione të përbashkëta me strukturat e Shqipërisë.
Bëhet me dije se grupet janë planifikuar për të punuar edhe gjatë natës për t’i vendosur flakët nën kontroll. Sakaq, në Majën e Rrunës për shkak të terrenit të vështirë, mund të vihet nën kontroll dhe të izolohet vetëm nga ajri.