Lajme
Përkeqësohet situata në “Lakun e Thive” dhe “Qafën e Kumbullës” në Kukës, në rrezik 30 banorë

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit u shua, por vijon serioze situata tek “Laku i Thive” dhe “Qafa e Kumbullës” në Malin e Runës. Që në orët e para të mëngjesit, zjarrëfikësit e Kukësit por edhe forcat e ardhura nga Kosova vijojnë aksionin për vënien në kontroll të flakëve, por situata nuk ka asnjë përmirësim.
Sipas autoriteteve zyrtare, flakët janë përhapur shumë, e fatkeqësisht po rrezikojnë 5 banesa të lagjes Lepraj, ku jetojnë rreth 30 banorë.