Lajme

Sezoni i ri shkollor, Kushi: Përfitojnë libra falas klasat e 8 dhe 9! Plotësohet i gjithë arsimi bazë

Në këtë sezon të ri shkollor do të përfitojnë libra falas edhe klasat e 8 dhe klasat e 9. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se nga kjo skemë mbështetëse e qeverisë përfitojnë edhe nxënësit kategorive të veçanta në gjimnaz. Ndërsa deri më tani nxënësit nga klasa e 1 në 7 kanë përfituar librat falas nga kjo skemë, duke iu shtuar këtë sezon edhe dy klasat e tjera.

Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan Kushi.

Rreth 280 mijë nxënës përfitojnë nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button