Lajme
Sherr me thikë në orët e para të mëngjesit, qëllohet për vdekje 20-vjeçari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave vendase, një sherr mes të rinj ka përfunduar tragjike për një 20-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatarët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 1 të mëngjesit, teksa të rinjtë po konfliktoheshin fizikisht me njëri- tjetrin, kur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e sulmoi në zemër. Mediat shkruajnë se viktima ka ndërruar jetë në spital nga plaga e marrë. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, por dëshmia e dëshmitarëve, do nxjerrë në dritë situatën.