Situata e Covid-19 në Kosovë, mbi 100 pacientë marrinn trajtim në spital, prej tyre në gjendje të rëndë

Në raportin ditor të situatës së Covid-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 4 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
10 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19. 166 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme; 118 të konfirmuar Covid-19 pozitivë; 105 me oksigjeno-terapi; 4 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 52 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
– Spitali i Pejës, 12 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, njofton faqja zyrtare e ShSKUK në Facebook.