Lajme

A mund t’ju prekë “Delta” nëse e keni kaluar Covid-19, ekspertët përgjigjen

Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse mund të infektohen me “Delta”, personat që tashmë e kanë kaluar Covid-19. Ekspertët tregojnë se imuniteti i fituar pas një infeksioni të mëparshëm i mbron njerëzit nga riinfektimi. Por nëse ndodh që të infektoheni sërish, sëmundja ka tendencë të jetë më e lehtë.

Një studim hetoi rastet me infektime tek punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët ishin të vaksinuar ose ishin infektuar më parë me COVID-19. Studimi zbuloi se shkalla e riinfektimit, është në thelb e njejtë me shkallën e infektimit në rast se punonjësit në studim do ishin të vaksinuar.

Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, zbuloi se njerëzit që patën një përgjigje imune më të dobët, mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me variantin e ri. Megjithatë, në shumicën e rasteve, imuniteti i fituar nga infeksioni i mëparshëm, duket se siguron mbrojtje të mirë.

Gjithashtu, një raport i fundit që vlerëson infeksionet e mëparshme SARS-CoV-2, zbuloi se disa qeliza të sistemit imunitar, që prodhojnë antitrupa të rinj, mund të njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre pas ekspozimit ndaj patogjenit. Për shkak të kompleksitetit të sistemit tonë imunitar, shumica dërrmuese e infeksioneve të reja edhe ai delta, priten të jenë të buta.

Ekspertët thonë se vetëm një dozë e vaksinës, pas një infeksioni të mëparshëm me Covid-19, mund të rrisë nivelet e antitrupave edhe më shumë se dy doza të marra nga njerëzit që nuk janë infektuar më parë. Por për shkak të ndryshueshmërisë së imunitetit, mjekët këshillojnë që të bëhet vaksinim i plotë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button