Lajme

Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Pas zjarreve me pamje apokaliptike, pjesa veriore e Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Sipas autoriteteve, një grua ka ndërruar jetë ndërsa të plagosur kanë mbetur disa persona. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop. Ata erdhën ndërsa zjarrfikësit në Turqinë jugperëndimore punuan për të shuar një zjarr në provincën Mugla, e cila kalon përgjatë Detit Egje.

Në Bartin, përmbytjet shkatërruan disa shtëpi dhe dy ura, ndërskaq shkaktuan shembjen e një rruge që çonte në krahinën fqinje të Karabukut.Të paktën 13 persona u plagosën kur u shemb një pjesë e një ure.

Punonjësit e urgjencës shpëtuan të paktën 15 persona të bllokuar në shtëpi ose automjete. Por ata po kërkonin një grua 80-vjeçare në fshatin Akorensokuler shtëpia e së cilës u shemb nga përmbytjet.

Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Kjo është katastrofa e dytë që godet vendin pas zjarreve shkatërruese që prekën rajonet jugperëndimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button