Lajme

Zjarret krijojnë fenomenin e pazakontë në Greqi, ja çfarë ndodhi në Atikë

Zjarri prej javësh në Greqi, po shkakton ndryshime të herë pas hershme në qiell. Mediat lokale shkruajnë se këtë herë, qielli në Atikë është bërë i zymtë, ndërkohë që ishte ditë. Sipas mediave, kjo ndodh se qielli është bërë i zymtë pas rritjes së përqendrimit të grimcave të imëta PM2.5.

Me rritjen e përqendrimit të grimcave, autoritetet në Atikë kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë. Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.

Kujdes i veçantë, veçanërisht për ata që vuajnë nga probleme kardio -respiratore, rekomandohet gjatë orëve të mbrëmjes kur nivelet e përqendrimit të grimcave të imëta të pezulluara janë më afër tokës. Kujtojmë se zjarret Evia vijojnë të jenë aktive dhe të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra pyjesh prej nëntë ditësh tashmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button