Lajme

Italia jugore nën pushtetin e diellit, temperaturat shkojnë 48 gradë celcius

Moti në Italinë Jugore është çmendur. Mediat vendase shkruajnë se temperaturat kanë shkuar 48 gradë celcius, duke shënuar kështu temperaturën më të lartë në historinë e Europës. Mësohet se temperaturat e larta janë në Sirakuza, në Siçili.

Ndërkohë kujtojmë se në zonën jugore të Italisë, disa qytete janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme, përfshirë edhe vdekjen e 3 personave në Kalabri dhe Siçili.

Vala e fundit e të nxehtit në Itali po shkaktohet nga anticikloni, i pagëzuar si “Luçifer”, dhe që vjen nga Afrika. Sipas mediave italiane, këto temperaturat parashikohet që të zhvendosen drejt veriut, përgjatë Italisë kontinentale, duke rritur edhe më tej temperatura në qytete të tjera, përfshirë Romën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button