Lajme

Kërcënoi bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë, në pranga dhe një i shpallur në kërkim

Policia ka vendosur në pranga 2 persona.

Në Vlorë është arrestuar 40-vjeçari R. Gj., pasi akuzohet se i ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar bashkëshorten me fëmijët. Ndërsa në Sarandë, është vendosur në pranga 35-vjeçari Eljon Malushi, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte konstatuar duke kaluar klandestinë përtej kufirit.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë, Sarandë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Eljon Malushi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 11.11.2020, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button