Lajme

“Shengeni Ballkanik”, Kurti mesazh Ramës: Jemi më të fortë bashkë

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për “Shengenin Ballkanik”. I ftuar në tribunën “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, ai tha se shqiptarët janë më të fortë kur bashkëpunojnë bashkë.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin.

Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë kujtojmë se fjalimi i Kurtit vjen pas nismës që Rama po merr në bashkëpunim me Serbinë dhe Maqëdoninë e Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button