Lajme

Tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt nga qelia, nën hetim 6 punonjës policie l

Tentativa e arratisjes në burgun ‘313’, zgjerohen hetimet e Prokurorisë. 3 te paraburgosur të tjerë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Konkretisht, nën hetim nga Prokuroria për “Moskallëzim krimi”, janë Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica.

Po ashtu nën hetim janë vënë edhe 6 punonjës policie. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me veprimin dhe mos veprimin nga ana e punonjësve të policisë Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Radion Maloku, Edmond Prenga, janë konstatuara elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ata nuk kanë ushtruar kontroll fizik dhe të mjeteve apo pajisje që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete. Konkretisht ai kishte çantën e kuqe, ku ndodhej litari dhe sendet e forta, atë të hekurit në itinerarin e ndjekur prej tij nga dhoma e tij deri në vendin që ka kërcyer nga taraca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button