Lajme

Danimarka beson se popullsia ka imunitet, heq maskat nga transporti publik

Në Danimarkë, masat anti-Covid janë zbutur. Të paktën kështu kanë bërë me dije mediat vendase, duke cituar njoftimin zyrtar të Ministrisë së Transportit. Sipas vendimit, duke nisur që nga e shtuna, në transportin public nuk do përdoren maska, dhe kjo popullësia ka imunitet.

Ne jemi në një situatë ku një pjesë e madhe e popullsisë është e vaksinuar dhe tashme dalëngadalë po i kthehemi normalitetit. Pra në këtë mënyrë ne mund ti themi lamtumirë maskave në autobus, tren dhe metro”, bëri me dije ministri i Transportit Benny Engelbrecht.

Kujtojmë se maska në këto ambiente u vendos që në gusht të një viti më parë dhe ishte planifikuar të hiqej në shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button