Sport

Ndodh edhe kjo, peceta me të cilën fshiu lotët Mesi nxirret në ankand

Një nga momentet që bëri xhiron e rrjetit pas largimit të Messi-t nga Barcelona, ishte kur futbollisti shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp. Ai nuk i përmbajti emocionet dhe menjëherë nisi të përlotej sapo doli para gazetarëve për të folur. Në ato momente, bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messi-t një pecetë për të fshirë lotët.

Por ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand. Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milion dollarë.

Një nga fansat e yllit argjentinas donte që të përfitonte nga shitja e pecetës, të cilën Messi e la mbi tavolinën ku ishin vendosur mikrofonat gjatë konferencës për shtyp. Personi në fjalë e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje për 1 milion dollarë në një nga faqet më të njohura spanjolle.

Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se peceta është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Lionel Messi u konfirmua si futbollisto më i ri i PSG-së.

“Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm”, u shpreh Messi gjatë konferencës për shtyp.

PSG po kërkon ende titullin kampion në Champions League dhe Messi u shpreh i bindur se do e arrijnë këtë fitore.

“Qëllimi im dhe ëndrra ime është të fitoj Champions League edhe një herë. Ndjej se klubi është gati të luftojë për të gjithë trofetë. Ky është qëllimi im, dua të vazhdoj të rritem, të fitoj tituj dhe kjo është arsyeja pse erdha në këtë klub”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button