Lajme

Përplas për vdekje me makinë këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 71-vjeçar

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një makinë tip ‘Benz’ me drejtues 71-vjeçarin N.K., banues në Kavajë, ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar K.M.

60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button