Lajme

Rrëzohet avioni i ardhuar për shuarjen e zjarreve, asnjë i mbijetuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqinë Jugore, ku një aeroplan zjarrfikës është rrëzuar mesditën e sotme.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për një avion rus të tipit Beriev, të cilin qeveria e kishte marrë me qira nga Rusia për shkak të zjarreve të mëdha që janë ndezur kohët e fundit.

Ekipet e kërkim -shpëtimit kanë shkuar në zonë, por sipas informacioneve të gjithë pasagjerët kanë vdekur.

Mësohet se në bordin e aeroplanit ishin 5 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 zyrtarë turq.

“Kontakti humbi me aeroplanin, i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë të përpiqej të shuante zjarrin në pyll në Kahramanmaras,” tha një zyrtar turk për Anadolu Agency.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button