Lajme

Certifikata e gjelbërt” bën sërish qytetarët në Francë, rinisin protestat

Protestat në Francë kundër certifikatës së gjelbër vazhdojnë sërish. Mediat vendase shkruajnë se protestuesit kanë zbritur në shesh, ndërsa janë mbi 250 mijë manifestuesit në të gjithë vendin, ndërsa një javë më parë ministria e brendshme franceze konfirmoi pjesëmarrjen e 237 mijë protestuesve.

Më shumë se dyfishi në krahasim me fillimet e protestave në mes të muajit korrik. Por organizatorët pretendojnë se janë më shumë se 415 mijë manifestuesit në të gjithë vendin. Në Paris vetëm ditën e sotme janë tre protesta të ndryshme, ndërsa në jug të vendit parashikohet dhe pjesëmarrja më e madhe. Manifestuesit kundërshtojnë certifikatën e gjelbër duke e cilësuar si një pengesë për lirinë e tyre, madje një diktaturë shëndetësore. Akuza që qeveria franceze i hedh poshtë përballë përhapjes së koronavirus dhe variantit Delta të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button