Lajme

Haradinaj nuk përmbahet, ofendon Kurtin: Kryeministër mburravec, vetëm mashtrime

Ramush Haradinaj i ka dedikuar një postim në facebook kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti. Pas deklatave të këtij të fundit, lidhur me situatën e vendit, që pasi qeveria e tij e mori kontrollin, Haradinaj e quan mburravec.

“Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”! Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime. Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!? Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!

Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh. Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.

Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve. Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm! Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!”, shkruan Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button