Lajme

Afganistani nën kontrollin e talebanëve, OKB mbledhje urgjente

Ditë pas kaosit të krijuar nga talebanët në Afganistan, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lajmëruar se do mblidhet ditën e sotme. Sipas mediave ndërkombëtare sekretari i Përgjithshëm i OBK, Antonio Guterres do të informojë Këshillin me konsultime private që do të pasojnë.

Kujtojmë se talebanët prej ditësh kanë nisur pushtimin e vendit, ndërsa kanë marrë nën kontroll edhe kryeqytetin e vendit, Kabul. Një ditë më parë ata mësynë në presidencë, ndërsa sot u bë me dije lajmi se presidenti Ghani ka braktisur vendin.

Ndërkohë, dy ditë më parë, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë “luftën” në Afganistan. Ndërkohë, një ditë më parë talebanët thanë se nuk do ketë luftë, kush dëshiron të largohet nga vendi, e ka kalimin e sigurt. Kështu mëngjesin e sotëm është raportuar kaos në aeroportin e Kabulit, pasi të gjithë rendin jashtë vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button