Lajme

Debati përfundon keq në Itali, 15-vjeçarja qëllon për vdekje nënën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme. Mediat vendase shkruajnë se një 15-vjeçare ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e saj. Sipas informacioneve të para, e gjithë nisi pas një debate të fortë mes të dyjave, duke nxitur vajzën që të marrë në kuzhinë thikën.

Sipas policisë, shkruajnë mediat, gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, është gjetur e vdekur në shtëpi, edhe pse kishte marrë vetëm një goditje. Ndërkohë, mësohet se ka qenë vetë e mitura që e ka lajmëruar policinë për ngjarjen e rëndë. “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.

Aktualisht e mitura është në burg, ndërsa policia ka nisur hetimin për shkaqet e ngjarjes. Dyshohet se çdo gjë nisi për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button