Lajme

Djersa ju shqetëson çdo natë, nga kanceri deri tek menopauza, ja kur duhet të shqetësoheni

Nëse vazhdimisht gjatë natës ju vuani nga djersitja, atëherë diçka nuk shkon me ju. DailyMail shkruan se mjekët dyshojnë nga menopauza e deri tek kanceri. Sipas tyre, hormonet ndryshojnë gjatë menopauzës, duke i shkaktuar atyre djersë. Sigurisht ky shqetësim trajtohet.

Një tjetër shkak është ankthi. Kjo sëmundje shkakton djersë. Shkak mund të jenë edhe ilaçet që përdor. Ka disa prej tyre që si efekt anësor, të japin djersitjen. Ndaj, tregohuni të vëmendshëm ndaj efekteve anësore.

Sheqeri i ulët gjithashtu shkakton djersitje. Personat që marrin ilace diabeti apo edhe insulin vuajnë nga ky siklet.

Gjithashtu personat që janë sëmurë mund të djersiten, mes tyre edhe Covid-19. Në mes tyre është edhe kanceri. Daily Mail shkruan se, një nga shqetësimet që kjo sëmundje të jep, është pikërish djersitja. Po ashtu, alkoli, kafeja, ushqimet djegëse, droga dhe cigarja shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button