Frika nga talebanët, disa kompani ajrore pezullojnë fluturimet në Kabul

Në Afganistan, tre linja ajrore kanë pezulluar udhëtimin, ose kanë ndryshuar rrugët për t’iu shmangur hapësirës ajrore të Afganistanit. Lajmin e bëri me dije “United Airlines”, duke deklaruar se e gjitha kjo vjen nga frika, që pasi talebanët pushtuan Afganistanin. Sipas njoftimit, kompania ajrore bëri me dije se do fluturimet që do të prekeshin nga ky devijim ishin ato që niseshin nga SHBA drejt Indisë.
Nga ana tjetër, kompania “Emirates” njoftoi se ka pezulluar fluturimet nga Kabuli dhe për në Kabul. Gjithashtu edhe “FlyDubai” ka marrë masa, duke pezulluar operacionet në Kabul dhe vazhdon të monitorojë situatën.
Ndërkohë që kompanitë si Virgin Atlantic, British Airëays dhe Qatar Airëays nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, nëse janë shkëputur apo jo.