Lajme

Merkel për Afganistanin: Dramë e hidhur! Po shohim si të shpëtojmë njerëz

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm dhe të Brendshëm në Berlin ka komentuar situatën në Afganistan.

Ajo e ka cilësuar pushtimin e menjëhershëm të vendit një ngjarje “të hidhur, dramatike dhe të trishtë” dhe ka nënvizuar se ajo që është prioritare dhe më e rëndësishme për gjermanët është evakuimi i 2500 njerëzve së bashku me familjet e tyre të cilët ishin bashkëpunëtorë me autoritetet gjermane. Merkel njoftoi se 1900 prej tyre janë kthyer në vend.

Mes të tjerash Kancelarja ka thënë se nuk duhet që të harrohet sakrifica e të gjithë atyre që kanë humbur jetën në Afganistan në luftën kundër terrorit.

Përgjatë 20 viteve të konfliktit 59 ushtarakë gjermanë u vranë në Afganistan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button