Lajme

Kosova me numër rekord rastesh të reja Covid, ulet numri i vdekjeve në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.
Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button