Bota

Ministrat e Jashtëm të G7 takim virtual për të diskutuar situatën në Afganistan

Kryeministri britanik Boris Johnson i cili thirri këtë takim në kapacitetin e presidentit aktual të G7, ka thënë se Britania ka për objektiv “të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të arritur në një qëndrim të unifikuar në përballimin e regjimit të ri në Afganistan”.

Ministrat e Jashtëm të grupit G7, të vendeve më të industrializuara në botë do të takohen virtualisht ditën e sotme në një telekonferencë që ka për qëllim diskutimin e situatës në Afganistan dhe qëndrimet që do të mbajnë shtetet e zhvilluara përkundrejt regjimit të ri në Afganistan.

I pari që do të flasë në takim do të jetë Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, i cili raporrtohet se më parë ka komunikuar dy herë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Kryeministri britanik Boris Johnson i cili thirri këtë takim në kapacitetin e presidentit aktual të G7, ka thënë se Britania ka për objektiv “të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të arritur në një qëndrim të unifikuar në përballimin e regjimit të ri në Afganistan”.

Qeveri të ndryshme anëtare të G7, si Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kanë thënë se nuk do të njohin qeverinë e re talebane, në rast se vërtetohet se ka pasur revansh, shkelje të të drejtave të njeriut apo të barazisë gjinore.

Nga ana e tyre, autoritetet talebane kanë premtuar se do të qeverisin në mënyrë më të moderuar në krahasim me herën e kaluar që ishin në pushtet, por raportet që vijnë nga Afganistani flasin për një realitet tjetër, teksa dhjetëra njerëz janë evakuuar dhe mijëra të tjerë po dhunohen për të mos shkuar drejt aeroportit që të arratisen.

Biden injoron ultimatumin e talebanëve: Do të qëndrojmë në Afganistan deri sa të largohet amerikani i fundi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button