Lajme

“Priten 3 mijë refugjatë”, Rama për median italiane: Është detyrim, edhe ne për Italinë ishim afganë…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për një median italaine, në lidhje me ardhjen e refugjatëve në Shqipëri dhe më gjerë.

Rama ka theksuar se për Italinë, mirëpritja e refugjatëve afganë është një detyrë, duke shtuar se dhe Shqipëra do t’i hapi dyert refugjatëve të ardhur.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama

Më tej kryeministri ka theksuar se mirëpritja e refugjatëve është një detyrim për Shqipërinë.

“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.

Më tej Kreu i Qeverisë ka nënvizuar se pritet të vijnë rreth 3 mijë afganë në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button