Lajme

Studimi i Oksfordit: Vaksinat Pfizer humbasin efektivitetin me kalimin e kohës, duhet dozë e tretë

Një studim i ri i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në konkluzionin se vaksinat anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer/BioNTech humbasin efektivitetin dhe nivelin e imunitetit që ato ofrojnë me kalimin e kohës, një gjetje që nxit më tepër qeverinë britanike të ofrojë një dozë të tretë imunizuese, veçanërisht për grupet më të rrezikuara nga virusi.

Fillimisht, statistikat tregonin se vaksinat Pfizer ishin më efektive se ato AstraZeneca, teksa parandalonin mundësinë e ri-infektimit në masën 85% pas marrjes së dy dozave. Por, tanimë me studimet afatgjata që kanë zgjatur që prej muajit të parë të fushatave të vaksinimit, është evidentuar se pas 90 ditësh niveli i imunizimit bie në 75%. Rezultatet janë publikuar në website-in e Universitetit të Oksfordit dhe ende pritet që të botohet në një revistë shkencore pas verifikimeve për metodologjinë.

Nga ana tjetër, vaksina AstraZeneca fillimisht ofron 68% mbrojtje ndaj varianteve të rinj, që pas 3 muajsh bie në 61%.

Për të arritur në këto rezultate në studim janë përfshirë plot 2.5 milion teste COVID që prej muajit dhjetor dhe deri në gusht, duke treguar që ndonëse niveli i imunizimit është i lartë, një dozë e tretë përbën domosdoshmëri, sidomos për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Objektivi i qeverisë angleze është që të fillojë me ofrimin e dozës së tretë për të moshuarit përpara sezonit gripal për të shmangur përhapjen e një vale të re infektuese. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar, teksa në shtetet e zhvilluara po ofrohen doza të treta, ndërkohë që në shumë vende të varfëra ende nuk kanë vaksina mjaftueshëm për stafet mjekësore. Kreu i OBSH ka ripërsëritur thirrjen që shtetet e pasura të dhurojnë tepricat tek mekanizmi i dhurimit COVAX, si e vetmja mënyrë për të imunizuar të gjithë botën, pasi në të kundërt variante të reja mund të lindin në çdo kohë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button