Lajme

Për të dytën ditë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë

Pika kufitare e Kapshticës është zgjuar edhe mëngjesin e kësaj të premte me radhë të gjata automjetesh të emigrantëve shqiptarë, të cilët nën “presionin” e temperaturave të larta presin me orë të tëra të kalojnë në tokën helene.

Kjo është dita e dytë radhazi që pala greke e nis punën me një sportel, megjithëse me kalimin e orëve, një gjë e tillë është rikuperuar dhe rimti i punës është shtuar.

Ndërkohë, sa i përket palës shqiptare, puna vijon me 6 sportele për të përballuar fluksin.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri më tani kanë hyrë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Qafë-Thanë, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Edhe ditën e djeshme shkak për krijimin e radhëve kilometrike të makinave dhe pritjeve të gjata të emigrantëve ishte pala greke, e cila punonte me një sportel.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button