Përplasi për vdekje kalimtarin e moshuar në Durrës, arrestohet drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Policia e Durrësit arrestoi ditën e sotme, një 28-vjeçar me inicialet R.B., i cili përplasi për vdekje një këmbësor 72-vjeçar ditën e djeshme në qytetin bregdetar.
Ngjarja ndodhi në lagjen NR.14 të qytetit të Durrësit, ku 28-vjeçari teksa po i jepte automjetit të tij përplasi për vdekje të moshuarin, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.