Lajme

Situatë problematike nga zjarret në Majën e Rrunës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Mbrojtja civile njofton se situata vijon të jetë problematike në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës.

Bëhet me dije se sot janë angazhuar angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Sa i përket zjarreve në Tropojë dhe Has situata është e qetë.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 dt.20.08.2021.

Në bashkinë Kukës;

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës.

Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Kemi bërë kërkesë dhe për ndërhyrje nga ajri me Helikopter.

Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës vazhdon të jetë aktive. Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës dhe 10 forca nga Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës.

Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button