Lajme

Tronditet Vlora, gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë një 25-vjeçar

Një person është gjetur i vrarë në një makinë në Vlorë. Burime bënë me dije se policia ka marrë raportime për një person të vdekur brenda makinës në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarje ku është konstatuar një 25-vjeçar i pajetë në makinë. Nga këqyrja paraprake mësohet se i i riu ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Nuk është përcaktuar ende nëse e kanë qëlluar apo është vet vrarë.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button