Lajme

Vuri zjarr pranë varrezave në Fier, digjet një sipërfaqe toke, nën hetim autori

Një 46-vjeçar është nënë hetim pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Vajkan pranë varrezave duke djegur një sipërfaqe toke,

E.K., 46 vjeç, banues në Vajkan Fier, akuzohet se në varrezat e fshatit ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërkohë që me zjarret situata vijon të jetë ende problematike në Majën e Rrunës dhe Fushë Arrëz.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button