Kosova

Covid-19 përhapet në Kosovë, në spital mbi 800 të infektuar, 32 në gjendje të rëndë

Situata e Covid-19 në Kosovë nuk paraqitet aspak e mirë. Lajmin e bëri me dije ShSKUK në faqen zyrtare të Facebook. Sipas raportit, të paktën 858 të infektuar janë shtruar në spital, ku 32 janë në gjendje të rënduar dhe 664 janë me oksigjeno-terapi.

22 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19, 858 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme. 776 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 664 me oksigjeno-terapi, 32 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 304 pacientë të shtrirë, 276 prej tyre Covid-19 pozitivë, 249 me oksigjeno-terapi – Klinika Infektive, 120 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë; Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë; Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë.

Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë; Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi; Spitali i Prizrenit, 107 pacientë; Spitali i Gjakovës, 110 pacientë; Spitali i Pejës, 138 pacientë; Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë; Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë; Spitali i Ferizajt, 65 pacientë”, njofton ShSKUK.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button