Lajme

Mbytja e turistëve në Spille, të moshuarit nuk dinin not, vrojtuesit nuk i kanë parë për shkak të dallgëve

Detaje të reja kanë dalë nga mbytja e dy pushuesve në Spille të Kavajës, ditën e sotme. Mësohet se dy pushuesit nga Maqedonia e Veriut nuk dinin not dhe për shkak të dallgëve të mëdha, ata janë mbytur.

Ndërkohë, plazhi i Spillesë ka vrojtues plazhi, madje 35 të tillë. Sipas ReportTv, ata nuk kanë mundur të shikojnë dy 70-vjeçarët duke kërkuar ndihmë për shkak të dallgëve që ishin shumë të mëdha. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 11:30. Lajmin e bëri me dije policia e shtetit.

“Kavajë/Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button