Rajoni

Ra në kontakt me rrymën elektrike në hotelin ku po qëndronte, vdes në Greqi 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se një 12-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë një natë më parë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se i mituri po luante me shokët e tij në hotel, kur më pas u fsheh pas një kondicioneri të madh që rezultoi fatal për të.

Sipas mediave, pasi i mituri shkoi pas kondicionerit, ikën dritat dhe ai preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të jetojë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar në polici pronarin e hotelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button