Lajme

Trafik kilometrik në segmentin Morinë- Kukës, ja shkaktari i fluksit

Pushimet verore vijojnë akoma, duke shkaktuar trafik kilometrik në kufi të vendit. Kjo situatë është raportuar në segmentin Morinë-Kukës. Mësohet se në këtë segment janë radhë të gjata makinash, ndërsa shkak është bërë rregulli i ri anti- Covid, që ka hyrë në fuqi me 20 gusht.

Një tjetër shkak është edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik, por edhe kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë. Fluksi është aq i madh pasi vargu i lëvizjes së mjeteve të vogla dhe autobuzëve nuk ka të ndalur. Kjo situatë në këtë segment ka qenë prezentë çdo ditë të gushtit sidomos gjatë fundjavës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button