Lajme

Përfundojnë gërmimet për hapjen e tunelit të Skërficës, Balluku: Puna ka arritur deri në 65% të projektit

Kanë përfunduar gërmimet për hapjen e tunelit të Skërficës, i cili parashikon shkurtimin me 3 orë të rrugës nga Tirana në Sarandë. Ka qenë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila inspektoi nga afër dhe punimet e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

Balluku së bashku me inxhinieret kreu një udhëtim në këtë tunel të gjatë 1316 m, i cili do të lidhë këtë akt të rëndësishëm rrugor.

Ministrja u shpreh se punimet po ecin me shpejtësi dhe se shpreson që ky projekt të përfundojë përpara gushtit të vitit 2022.

Është përfunduar gërmimi, por ka ende punime për të bërë siç janë asfaltimi, betonimi. Puna ka arritur deri në 65% të projektit. Tuneli është 1316 metra i gjatë dhe do të jetë i pajisur dhe me një tunel emergjencash 670 metra, që po ashtu do të përfundojë shumë shpejt. Kardhiq-Delvinë është akset më të rëndësishme. Ai është 33 km dhe përbëhet nga 8 lote, 3 kanë përfunduar ndërsa lotet e tjera janë pranë përfundimit. Duam që të përfundojë përpara gushtit 2022”, tha ministrja.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, aty ku sapo kanë përfunduar gërmimet për hapjen e tunelit të Skërficës.

Balluku së bashku me inxhinieret kreu një udhëtim në këtë tunel të gjatë 1316 m, i cili do të lidhë këtë akt të rëndësishëm rrugor.

Ministrja u shpreh se punimet po ecin me shpejtësi dhe se shpreson që ky projekt të përfundojë përpara gushtit të vitit 2022.

“Është përfunduar gërmimi, por ka ende punime për të bërë siç janë asfaltimi, betonimi. Puna ka arritur deri në 65% të projektit. Tuneli është 1316 metra i gjatë dhe do të jetë i pajisur dhe me një tunel emergjencash 670 metra, që po ashtu do të përfundojë shumë shpejt. Kardhiq-Delvinë është akset më të rëndësishme. Ai është 33 km dhe përbëhet nga 8 lote, 3 kanë përfunduar ndërsa lotet e tjera janë pranë përfundimit. Duam që të përfundojë përpara gushtit 2022”, tha ministrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button