Lajme

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në ishullin grek, situata është e rëndë, evakuuohen disa banorë

Situata e zjarreve në Greqi është përkeqësuar. Mediat vendase shkruajnë se situata është problematike në ishullin Evia, ku dhjetëra zjarrëfikës në bashkëpunim me aeroplanë, kanë punuar për të vënë situatën nën kontroll.

Por, situata vijon të jetë e rëndë, duke bërë që disa banorë të evakuuohen. Mësohet se zjarri u riaktivizua një ditë më parë, dhe era bëri të mundur përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit turistik bregdetar, Marmari.

Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në ishullin Evia të Greqisë të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpertheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.

Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Sipas mediave, vendi këtë verë shtë përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button