Lajme

Aksidenti me vdekje në Shkodër, Policia: 16-vjeçari po dilte nga një rrugë dytësore me motokorrëse

Policia informon se aksidenti në Shkodër mund të ketë ndodhur prej mjegullës. Një 16-vjeçar humbi jetën pasi teksa drejtonte një motokorrëse hyri nga një rrugë dytësore në kryesore dhe u përplas nga një furgon.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat kurse 16-vjeçari vdiq në vend.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button