Lajme

Anglishtja që në klasë të parë, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Këtë vit shkollorë, nxënësit e klasave të para, përveç gjuhës shqipe, do të mësojnë edhe atë angleze.

Vendimi u botua sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa nxënësit e klasave të para në të gjithë vendin do të zhvillojnë 2 orë në javë për mësimin e gjuhës angleze.

Deri më tani, nxënësit nisnin mësimin e gjuhës angleze në klasën e tretë.

Nisja e mësimit të gjuhës angleze që në klasë të parë u artikulua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas vendimi u bë me dije nga Ministrja e arsimit, Evis Kushi, gjatë Kongresit të PS.

Tre muaj para nisjes së vitit të ri shkollor, përmes një urdhri të veçantë, Ministria e Arsimit miratoi programin e gjuhës angleze për klasën e parë.

Gjuha angleze do jetë gjuha e parë për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të 12-ën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button