Lajme

Kultivuan kanabis në pronat e tyre, arrestohen 4 autorët në Vaun e Dejës

Katër persona janë arrestuar në Vaun e Dejës pasi kultivonin kanabis në pronat e tyre.

Në pranga kanë rënë Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, banuesë në fshatin Naraç.

Policia zhvilloi një operacion në këtë zonë dhe nga kontrollet në tokat e këtyre personave ishte kultivuar bimë narkotike kanabis.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vau i Dejës, Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button