Rajoni

Mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë, shpallen të zhdukur 18 persona

Rojet bregdetare libiane shpëtuan 51 emigrantë egjiptianë pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys gjatë rrugës për në brigjet italian.

18 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur ndërsa është gjetur në det trupi i pajetë i një prej emigrantëve. Lajmi u dha nga portali Libya Observer.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që nga fillimi i vitit, në “rrugën” qendrore mesdhetare, që të çon nga Libia në Itali, janë mbytur 392 persona ndërsa nuk dihet fati i 632 të tjerëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button