Lajme

Bllokoi trafikun dhe kërceu në mes të rrugës në Astir, 21-vjeçarja e pëson pas videos në Tik Tok

Një 21-vjeçare e ka pësuar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ajo së bashku me shoqet e saj shfaqeshin duke kërcyer në mes të rrugës “Teodor Keko”, në Astir.

Policia e Shtetit bën me dije se pas denoncimit në rrjetet sociale, nga qytetarët që kanë filmuar vajzat që kërcejnë pa e vrarë mendjen për atë që po shkaktonin me gjestin e tyre, ka identifikuar 21 vjeçaren e cila ishte drejtuese e makinës.

Sikur të mos mjaftonte veprimi që bëri me shoqet, nga verifikimet e kryera, policia bën me dije se 21 vjeçarja banuese në Tiranë për më tepër nuk kishte as patentë.

E reja e cila ka inicialet V.D, sipas bluve të kryeqytetit, është gjobitur me 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i Policisë:

Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button