Lajme

Detaje nga autopsia e 18-vjeçares: Politrauma i ka shkaktuar vdekjen

Ka dalë autopsia e trupit të 18-vjeçares nga Kosova, e cila u dhunua për vdekje nga partneri i saj disa ditë më parë. Mediat kosovare shkruajnë se ende nuk ka një raport të autopsisë, por një çertifikatë.

Lajmin e bëri me dije këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë, Nazlije Balaj, e cila tha se në atë çertifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me politraumë.

Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”, tha ajo, duke shtuar se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjëkësisë.

”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj në Klan Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button